2016-03-23 12:22:00

Bruksel: Prokura e Mynihut fillon hetimet për 3 kosovarë


Prokura e Mynihut filloi hetimet për tre kosovarë, të cilët u arrestuan dje në autostradën ndërmjet Mynihut dhe Salsburgut, pasi dyshohen se po përgatisin “një krim të rëndë kundër shtetit”. Lajmi u dha nga një zëdhënës i Prokurës.

Deri tani, nuk është provuar akoma ndonjë lidhje me atentatet e Brukselit, por hetuesit nuk e përjashtojnë këtë mundësi. Të tre ndodheshin në një makinë me targa belge dhe u arrestuan pasi dikush i kallëzoi në polici. Janë dy vëllezër dhe një shok i tyre, të gjithë në moshën 36-46 vjeç. Njëri nga vëllezërit duket se njihet nga forcat e rendit për shkak të rihyrjes në klandestinitet, pasi është përjashtuar ligjërisht nga Gjermania.








All the contents on this site are copyrighted ©.