2016-03-22 16:52:00

Bruksel: Belgjika dekreton tre ditë zie kombëtare për viktimat e sulmeve terroriste


Qeveria federale belge ka dekretuar tre ditë zie kombëtare për viktimat e sulmeve terroriste pas atentateve të mëngjesit në Bruksel. Kështu bënë të ditur ministri i Brendshëm Jan Jambon, i cituar nga mediat belge.

Publikohen fotografitë e tre të dyshuarve, të cilët mendohet se kanë kryer sulmet terroriste në aeroportin Zaventem,  fotografitë janë regjistruar nga telekamerat e sigurisë së aeroportit të Brukselit. Në imazhe shihen dy njerëz të veshur me petka ngjyrë të zezë e duke shtyrë dy karrele bagazhi. Pak më larg një tjetër person i veshur ndryshme, me kostum ngjyrë të hapët e një kapelë në kokë. Sipas informacioneve dy të parët kanë shpërthyer në ajër në aeroport, ndërsa i treti po kërkohet nga forcat e rendit. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tyre.

“Dëshiroj të siguroj personelit e Komisionit Evropian e të institucioneve tjera e t’u them atyre se siguria e tyre mbretët prioriteti im. Të gjitha masat e mundshme janë marrë, konkretisht me autoritet belge”. Kështu pohoi presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pas atentateve që kanë goditur sot Brukselin.

“Bota është e bashkuar, përtej racës, fesë apo kombësisë, për të luftuar terrorizmin. Mund të ftojmë e do të fitojmë”. Kështu tha presidenti i SHBA Obama gjatë një konference për shtyp në Havanë, duke komentuar atentatet në Bruksel.








All the contents on this site are copyrighted ©.