2016-03-22 10:46:00

Atentate në Bruksel. 13 viktima deri tani, emergjencë në gjithë Belgjikën


Është aktivizuar “plani i katastrofave” pas dy shpërthimeve në aeroportin Zaventem të Brukselit, të cilave u duhen shtuar edhe dy të tjera në dy stacione metrosh. Lajmin e dha governatori i Brabantit flaming, ku ndodhet aeroporti, Lodevijk De Vite. Sipas mediave belge, është gjetur edhe një bombë tjetër e pashpërthyer. Shtypi flet për 13 viktima e 35 të plagosur, por akoma bilanci nuk është përfundimtar. Të gjitha shërbimet kompetente shtetërore janë thirrur në Komitetin e Koordinimit, që po analizon situatën, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Krizës, për të përcaktuar masat e nevojshme. Niveli i alarmit në të gjithë Belgjikën është rritur në nivelin 4, maksimumi i mundshëm. Sipas dëshmive, para shpërthimeve janë dëgjuar të shtëna me armë e britma në arabisht. Pas shpërthimit në stacionin e metrosë “Maalbeek”, u godit edhe stacioni “Schuman”, dy hapa larg institucioneve evropiane në Bruksel. Të gjitha stacionet e metrosë janë mbyllur dhe është boshatisur edhe stacioni qendror hekurudhor i Brukselit.








All the contents on this site are copyrighted ©.