2016-03-21 15:14:00

Twitter mbush 10 vjet. Edhe Papët e përdorin


Më 21 mars të 10 vjetëve më parë lindte Twitter, një nga rrjetet shoqërore më popullore, që sot, përdoret nga gjysëm miliard njerëz në të gjithë botën. Ndër faqet më të ndjekura është ajo e Papës Françesku, @Pontifex, e cila i ka kapërcyer 27 milion follower. Pjesëmarrja në Twitter filloi tre vjet më parë, me Benediktin XVI, i cili e kuptoi se shpikjet teknike janë pjesë e pandashme e marrëdhënieve me botën, pavarësisht se kur u hap dyert, duhet të marrësh parasysh edhe rreziqet që bartin me vete. Intuita e Joseph Ratzinger i bëri mirë Kishës, por sidomos u bëri mirë mediave. Tashmë, Papa Françesku jo vetëm është në Twitter, por që nga 19 marsi, ka hapur edhe faqen e tij “Franciscus” në Instagram.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.