2016-03-20 16:43:00

Ngushëllimet e Papës për aksidentin ajror në Rusi, 62 të vdekur


Në një telegram, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Papa Françesku u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të 62 viktimave të aksidetit të tmerrshëm, që ndodhi natën ndërmjet së premtes e së shtunës së kaluar, në Rusi. Papa ia beson shpirtrat e të vdekurve Zotit të mëshirshën, të cilit i lutet t’u japë dhuratat hyjnore të ngushëllimit, forcës e shpresës, atyre që qajnë për humbjen e të dashurve.

Kushtet atmosferike, shkaku i aksidentit

Sipas hamendjeve të para të hetuesve, mendohet të kenë qenë kushtet e vështira atmosferike, me erë shumë të fortë, në bazë të aksidentit të avionit, ardhur nga Dubai, ndërsa ishte në fazën e uljes në aeroportin rus të Rostovit mbi Don, që mori zjarr vetëm 250 metra larg nga pista. Të 55 udhëtarët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit FlyDubai, komandanti i të cilit ishte me kombësi qipritore, gjetën vdekjen.








All the contents on this site are copyrighted ©.