2016-03-20 16:18:00

Françesku lutet për viktimat e atentatit në Stamboll


Sapo u njoftua për atentatin e ri, që gjakosi dje qendrën e Stambollit, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e pesë vetëve dhe plagosjen e 36 të tjerëve, Papa, përmes një telegrami ngushëllimi, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, shprehu solidaritetin e tij në lutje për të gjithë njerëzit e dëmtuar nga ky atentat kamikaze.

Sipas organeve hetimore, kamikazja që u hodh dje në erë, nuk ishte militant i Pkk, por turk i hyrë në radhët e Shtetit të vetëquajtur Islamik. Quhej Savaz Yildia, 33 vjeç. Burri, me origjinë nga Adana, qytet në jug të vendit, që bënte pjesë në listën e të dyshuarve si kamikaze të mundshme, u hodh në erë para kohës së caktuar, në një zonë shumë të populluar, ndoshta nga frika se do të ndalohej nga policia.








All the contents on this site are copyrighted ©.