2016-03-18 13:41:00

Në studim, shtegtimi i Papës në Armeni, në qershor


“Po studiohet mundësia e një shtegtimi të Papës në Armeni. Për këtë, po merret në shqyrtim gjysma e qershorit”. E pohoi atë Federico Lombardi, duke saktësuar:

 “Vizita përgatitore përfundimtare e organizatorëve nga pala vatikanase  nuk është bërë akoma. E nuk është hartuar akoma as programi përfundimtar i miratuar nga Papa. Datat  22-26 qershor, të përmendura nga ndokush, nuk janë të sakta. Prandaj është mirë të priten vendimet përfundimtare, për të mos krijuar pështjellim”, përfundoi atë Lombardi.  








All the contents on this site are copyrighted ©.