2016-03-17 16:28:00

Nënë Tereza dhe Papët e Romës, një lidhje e marrëdhënie e veçantë


Nënë Tereza dhe Papët e Romës, një lidhje e marrëdhënie e veçantë dhe e pashkëputur, karakterizuar nga bindja, këshilli, nxitja, respekti, mbështetja, miratimi i veprës, vlerësimi dhe lartësimi saj në nderimet e altarit.

Këto marrëdhënie nisin që në fillimet e thirrjes së Zotit, që Ganxhe Bojaxhiu pati më 10 shtator 1946, si motër e re rregulltare pranë Motrave të Loreto-s, për t’iu përkushtuar misionit ungjillor e njerëzor ndaj më të varfërve ndër të varfër, dhe deri te dita e fundit e jetës tokësore, më 5 shtator 1997, kur Themeluesja e Motrave Misionare dhe Vëllezërve të Bamirësisë, e Lumja Nënë Terezë, është kthyer në shtëpinë e Atit Qiellor.

Lidhjet e Ganxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës me Papët e Romës, do të thotë me Kishën amë – me Kishën e Romës, me Kryebarinjtë, e pastaj edhe me ipeshkvijtë, janë kishtare e shpirtërore të veçanta, me një domethënie e vlerë të posaçme. Gjithçka vendosi e ndërmori në misionin e jetën e saj, Nënë Tereza e bëri në këshillim, në përkim dhe me miratimin e Papëve, nga Piu XII e deri te Gjon Pali II, i cili e lartoi në nderimet e altarit, me shpalljen të Lume më 19 tetor 2003.

Po vlerësimi dhe dashuria e Papëve ndaj Nënë Terezës, vijon edhe me Benediktin XVI e Papën Françesku, që më 15 marsin e kaluar, vendosi më datën e shpalljes Shenjte, më 4 shtatorin e ardhshëm.

Mbi marrëdhëniet dhe lidhjet e Nënë Terezës me Papët e Romës, për Radio Vatikanin flet Vikari i Përgjithshëm i Kishës katolike në Kosovë, dom Lush Gjergji, ta dëgjojmë në mikrofonin e dom David Gjugjës..

 








All the contents on this site are copyrighted ©.