2016-03-16 15:02:00

DBR. Papa të rinjve të Krakovit: jini dëshmitarë të vërtetë të Krishtit


Në përfundim të audiencës së përgjithshme Françesku, duke përshëndetur shtegtarët polakë, kujtoi Ditën e ardhshme Botërore të Rinisë, që do të kremtohet në Krakov. Për këtë rast Papa do të jetë në Poloni nga 27 deri më 31 korrik 2016. DBR-ja zhvillohet në Vitin Jubilar, me temë: “Lum të mëshirshmit, sepse do të gjejnë mëshirë”.    

Këto, fjalët e Papës, drejtuar të rinjve:

“Sot, në mënyrë të veçantë, bashkohem me të rinjtë e Krakovit, mbledhur në Tauron Arena, për të jetuar së bashku takimin jubilar “Rinia dhe Mëshira”. Të dashur miq, duke kaluar përmes Portës së Mëshirës, duke kremtuar Sakramentin e Pajtimit, duke u mbledhur rreth të Shenjtnueshmit Sakrament e në meditim për Samaritanin e Mirë, ndiqeni Krishtin e mëshirshëm, me qëllim që, nësa i mikpritni bashkëmoshatarët tuaj gjatë Ditës së ardhshme Botërore të Rinisë, të jeni dëshmitarët e Tij të vërtetë. Zoti ju bekoftë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.