2016-03-14 15:17:00

Ngushëllimet e Papës për atentatin e urrejtshëm në Bregun e Fildishtë


Papa shpreh ngushëllimet për viktimat e atentatit të urrejtshëm, që ndodhi dje në zonën turistike të Gran Bassam, në Bregun e Fildishtë, përmes një telegrami, drejtuar ipeshkvit vendas, imzot Raymond Ahoua. Në telegram, nëshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Papa u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjeve në zi dhe i siguron të plagosurit për afërsinë e tij. Ati i Shenjtë ia beson viktimat mëshirës së Zotit, që t’i pranojë në paqen e në dritën e tij të pambaruar. Duke marrë pjesë në trishtimin e popullit të Bregut të Fildishtë, vënë në sprovë të rëndë, Ati i Shenjtë dënon përsëri dhunën dhe urrejtjen, në të gjitha format e tyre. E, në shenjë ngushëllimi, i lutet Zotit të dikojë bekimin e Tij hyjnor mbi Bregun e Fildishtë dhe mbi të gjitha familjet e prekura nga kjo dramë. 








All the contents on this site are copyrighted ©.