2016-03-13 09:30:00

Në Amsterdam, “Procesioni i heshtur”, që kujton mrekullinë e hostes Eukaristike


Gjatë natës së djeshme, në Amsterdam u mbajt “Procesioni i heshtur”, që çdo vit, përkujton mrekullinë e hostes shenjte eukaristike. Ishte 15 marsi i vitit 1345 kur një burrë i sëmurë rëndë mori vajimin shenjt dhe kungimin. Të nesërmen, në hirin e zjarrit ku kishin hedhur çdo ushqim, që ky njeri kishte vjellë gjatë natës, u gjet hostja e paprekur. Dy herë me radhë kjo hoste u çua në famulli e të dyja herët, hostja kthehej mrekullisht në shtëpinë e të sëmurit.

Për këtë arsye, në procesionin e natës së djeshme, në një rrugë një orëshe në errësirë e në heshtje, grupe besimtarësh nga të gjitha Vendet e Ulta përsëritën udhën e supozuar të hostes në ato rrethana të veçanta, duke medituar mbi temën “Jezusi, fytyrë e mëshirës së Zotit, bukë hiri për ne”. Para procesionit, dhjetë nga trembëdhjetë ipeshkvijtë hollandezë kapërcyen Portën Shenjte të Bazilikës së Amsterdamit dhe bashkëkremtuan Eukaristinë. Në mbrëmje, në shtatë kisha të qendrës filloi kremtimi i 20 meshave, që vijoi gjithë natën. Njëra prej tyre u kushtohej veçanërisht të rinjve shtegtarë.








All the contents on this site are copyrighted ©.