2016-03-13 00:00:00

Ju kumtojmë Lajmin e Mirë! Ta njohim Ungjillin e Lukës me dom Marjan Palokën


Në rubrikën radiofonike ‘Ju kumtojmë Lajmin e Mirë’, me dom Marjan Palokën vazhdojmë me leximin e Ungjillit sipas Lukës. Edhe kësaj radhe vijojmë leximin e komentin e Ungjillit të Lukës me kreun 3,23-38 , ku gjejmë brezninë ligjore apo gjenealogjinë e Jezusit.

Gjenealogjia e Jezusit tregohet nga dy ungjilltarë: Mateu  1:1-25 e Luka 3:23-38. Dy redaktime nuk përkojnë e për më tepër duhet konsideruar se nga Davidi deri te Jozefi breznia është krejtësisht ndryshe në të dy Ungjijtë. Ky mos përkim shpjegohet me faktin se rrëfimet nuk qenë harmonizuar nga komuniteti i krishterë i parë, por qenë transmetuar ashtu siç qenë marrë, duke ruajtur edhe diversitetin e tyre.  

Gjenealogjia e Mateut është zbritëse, pasardhëse: nga Abrahami te Jezusi. Ndërsa gjenealogjia e Lukës është ngjitëse, paraardhëse: nga Jezusi te Adami e nga ky te vetë Hyji. Mateu e vendos gjenealogjinë në fillim të Ungjillit. Luka vetëm pas Pagëzimit të Jezusit në lumin Jordan, po më tepër të dëgjojmë në mikrofonin e Radio Vatikanit dom Marjan Palokën komentin mbi Ungjillin sipas Lukës 3,23-38.

...








All the contents on this site are copyrighted ©.