2016-03-12 06:30:00

Takimi “Kisha jonë është Kishë martirësh”. Relator, Visar Zhiti


Sot paradite, në Seminarin e Madh Papnor Romak, u mbajt Takimi me temë “Kisha jonë është Kishë martirësh”. Nisma u promovua dhe u organizua nga Qendra dioqezane për bashkëpunimin misionar ndërmjet Kishave. Përveç Sekretarit të Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher, në të mori pjesë si relator edhe i dërguari me punë i ambasadës së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, z. Visar Zhiti. Të pranishmit dëgjuan dëshminë e refugjatit sirian Samaan Saoud, i cili aktualisht, strehohet në Vatikan, së bashku me gruan e dy fëmijët. Foli mbi përvojën e tij të jetës, ndërmjet luftës e diskriminimit fetar.








All the contents on this site are copyrighted ©.