2016-03-10 16:00:00

Videoja e Papës për ndjetin e marsit: lutuni për familjen e fëmijët


U publikua sot, videoja e re e Papës Françesku, ku Ati i Shenjtë njofton ndjetin universal të lutjes për muajin mars. Të gjithë besimtarët e sidomos Rrjeti Botëror i Lutjes së Papës, këtë muaj, do të luten për familjen.

“Familja është një nga pasuritë më të çmuara të njerëzimit, por a s’është edhe një ndër më të brishtat?”, pyet në fillim Papa. “Kur familja nuk mbrohet e ka vështirësi të tipit ekonomik, shëndetësor ose të çdo lloji tjetër, fëmijët rriten në rrethana të vështira”, vijon Ati i Shenjtë. Pas një videoje të shkurtër, titulluar “familja ime”, është sërish Papa, që u kërkon të gjithëve me fjalët: “Dua të ndaj me ju e me Jezusin, ndjetin tim për këtë muaj: të lutemi që familjet në gjendje të vështirë të marrin mbështetjen e nevojshme e fëmijët të mund të rriten në ambiente të shëndetshme e të qeta”.








All the contents on this site are copyrighted ©.