2016-03-10 15:17:00

Në Brazil vritet një françeskan. Mori pjesë në Sinodin për familjen


U vra dje, në Petròpolis, në shtetin e Rio-de-Zhanejro, françeskani, atë Antonio Moser, ndërsa po përpiqeshin ta vidhnin. 75 vjeç, ishte drejtor i Shtëpisë Botuese Vozes e pati marrë pjesë në Sinodin e fundit të Ipeshkvijve mbi familjen, si bashkëpunëtor i sekretarit të veçantë. Ishte i vetmi teolog brazilian, që Papa deshi në këtë Sinod. Më 12 e 13 dhjetor të vitit të kaluar pati kremtuar 50-vjetorin e meshtarisë. Atë Moser ka dhënë një kontribut të shquar sidomos në fushën e teologjisë morale, ka shkruar shumë libra e ka ndikuar fuqimisht në Kishën lokale. Konferenca Ipeshkvnore e Brazilit shpreh dhimbje për humbjen e një jete të vyer e trishtim për krimin e tmerrshëm.








All the contents on this site are copyrighted ©.