Me 8 mars kujtojmë priftin e poetin shqiptar, dom Ndue Bytyçin, në përvjetorin
e lindjes. Meshtari i shquar dom Ndue Bytyçi lindi më 8 mars 1847, në rrethinën e
Shkupit, sipas disa studiuesve; në Kosovë sipas disa të tjerëve. Shumica e studiuesve
të veprës së tij janë thuajse një mendje mbi vlerat e veprës së meshtarit poet dhe
dom Ndue Bytyçin e konsiderojnë si poet me talent të rrallë.
Ndue Bytyçi është një ndër meshtarët e parë katolikë që i kreu të gjitha studimet
në trevat shqiptare: klasike, filozofike e teologjike, në Shqipëri e pikërisht në
Kolegjin Saverian të Jezuitëve në Shkodër. Aty u edukua me ndjenja të fuqishme fetare,
me dashuri të pakufishme për atdheun e për gjuhën shqipe; me etje për dituri, me prirje
për të fituar një horizont sa më të gjerë diturie, me dëshirë për ta flijuar jetën
e vet në shërbim të popullit të varfër, në emër të Krishtit.
Prandaj, në Prizren, në Gjakovë e Pejë e vise tjera të Kosovës, ku shërbeu, predikoi
pa u lodhur kurrë Ungjillin e jetës, dha mësim në shumë shkolla të dioqezës së Shkupit,
shkroi vjersha fetare, atdhetare e shoqërore, iu vu përkthimit të njërit ndër librat
më të vështirë të Biblës: “Librit të Psalmeve”, përkthim me vlera letrare e gjuhësore
që, për fat të keq, nuk e pa ende dritën e shtypit.
Ndër vjershat e tij fetare, kujtojmë krijime artistike shumë të realizuara që lexohen
me kënaqësi edhe sot, si “Mundimet e Jezu Krishtit”, “Vaji i Zojës së Bekueme”, “Atyna”,
“Udha e Krygjës” etj.
Ndër krijimet atdhetare vlejnë të përmenden “Memleqetit” (Atdheut), botuar në Shkodër
më 1887 dhe vargjet kushtuar Atë Leonardo de Martinos, që në këtë kohë ishte një nga
zërat më të njohura poetike: pastaj vjershat “Lugati”e “Kastigimi”, që të kujtojnë
bukurinë e poezive të Goethes; “Peshkaxhija” e “Barakxhija”, me motive të theksuara
shoqërore e krijime të tjera- Dom Ndye Bytyçi njihet si lëvrues i parë i sonetit apo
tingëllimës në letrat shqipe.
Botoi kryesisht ndër revistat e jezuitëve “Lajmëtari i Zemrës së Krishtit” e “Leka”.
Shpirti i êm madhnon Zotin!
Me gjith fuqijen qi ka shpirti i êm,
Po e levdoj Zotin, të madhin Zotin t’êm.
Me fuqí të madhe shpirti i êm â gzue,
Më Zotin të pushtueshem, qi me ka shelbue.
Sherbtore Zoti persè më pá të pervûme,
Kan të gjith shekujt mue me më thanë: E lume!
Njimend mbi mue të mdhaja punë ka bâ,
Zoti i pushtueshem qi êmnin Shêjt e ka.
E tí mishrira brêz mbas brêzit kqyrë,
Ata, qi i luten, e i bekon në gjith mndyrë.
Pûnoj pûnë të mdhaja krahi i djathtë i veti,
Madhshtorët i hupi, mende mdhajt i treti.
Te mdhajt prej së neltit rrotullim i sdrypi,
Prej së poshtit të vogjlit me dorë të vet i hypi.
Me të mira i mbushi të gjith nierzt e ngratë,
I la të pasnit shprazët, e me duer thát.
Zoti Izraelin në sherbim të vet tu’ e pá,
Në pelqim e pati, në mend mishira i rá.
Si u pat premtumun aj te parvet tonë,
Abramit të zgiedhun e fmís tij gjithmonë.
Atit, e Birit, Shpirtit Shêjt nji nderë,
E tash e së parit në mot qi të vînë perherë.
Dom Ndue Bytyci (Marrë nga revista LEKA)
Mundimet e Jezù Krishtit e vaji i Zojës së Bekueme
O ju priften, pse po rrini,
Shka po bani, ju meshtarë !
Të piskatni n’ t’ idhta ankime,
Se i drejti shkon i lidhun
Me lan jeten nder mundime.
Lenie kangen, ta ketë loti
Ma shlirë udhen, zhgrehniu n’vaj,
Pse per ne po shkon vetë Zoti
Per therore, pa farë faj.
Asht arsyeja mkati ynë,
Veç dashtnije, aj tjeter s’ka,
Qi me dekun n’Krygjë po e shtyn,
Te lirë neve me na ba...
Dom Ndue Bytyqi
Kanga e Xojës së Bekueme
Magnificat
Me gjith fuqijen qi ka shpirti i ęm,
Po e levdoj Zotin, të madhin Zotin t’ęm.
Me fuqí të madhe shpirti i ęm â gzue,
Më Zotin të pushtueshem, qi me ka shelbue.
Sherbtore Zoti persč më pá të pervűme,
Kan të gjith shekujt mue me më thanë: E lume !
Njimend mbi mue të mdhaja punë ka bâ,
Zoti I pushtueshem qi ęmnin Shęjt e ka.
E tí mishrira bręz mbas bręzit kqyrë,
At, qi i luten, e i bekon në gjith mndyrë.
Pűnoj pűnë të mdhaja krahi i djathte i veti,
Madhshtorët i hupi, mende mdhajt i treti.
Te mdhajt prej së neltit rrotullim i sdrypi,
Prej së poshtit të vogjlit me dorë të vet i hypi.
Me të mira i mbushi të gjith nierzt e ngratë,
I la të pasnit shprazet, e me duer thát.
Zoti Izraelin në sherbim të vet tu’ e pá,
Në pelqim e pati, në mend mishira i rá.
Si u pat premtumun aj te parvet tonë,
Arbamit të zgjiehun e fmis tij gjithmonë.
Atit, e Birit, Shpirtit Shęjt nji nderë,
E tash e së parit në mot qi të vînë perherë.
Dom Ndue Bytyçi
Krishtlindja
Për gjith viet me kete dit
Pagj na vien e rahati,
N’cilen Krishti leu si drit
Prei se lumes Virgjnes Mrii.
Prej krahnorit Virgjnes dliir
Del kio rreze bukurii,
Ejit njoft e kan fort miir
Se vet Biri a i Virgjnes Mrii.
Ç’a krijue n’qiill e n’dhee
Gzim ka sot e rahatii,
Pse Shelbusi na ka lee
Prej se lumes Virgjes Mrii.
Tyy, Shelbuus, gjith lavdi t’kioft,
Që për neve u bane fmii,
Na tyy dona gjith me t’ njoft,
Birin t’ Hyut e t’ Shejtes Mrii.
Zot i madh, ti kjofsh levdue,
Qi jee i Vetem e n’ Trinii,
Nana e Zotit, kiosh neerue,
Shejta Virgjina Marii.
All the contents on this site are copyrighted ©. |