2016-03-06 00:00:00

Papa Françesku pret e bekon Pishtarin Benediktin


Të mërkurën e kaluar, në përfundim audiencës së përgjithshme, Papa Françesku priti e bekoi Pishtarin Benediktin, ndezur “Për Paqen dhe për Evropën e bashkuar”. Pishtari shoqërohej nga një delegacion prej 300 vetësh, ardhur nga komunet e Norcia-s, Subiaco-s e Cassino-s:

“Uroj, u tha Papa shtegtarëve benediktinë, që Kreshmët e këtij Jubileu të Mëshirës  t’ju ndihmojnë të gjithëve të afroheni sa më shumë pranë Zotit”.

Më pas kryetarët e bashkive përkatëse i dhuruan Atit të Shenjtë “Rregullën e Shën Benediktit” rishtypur me rastin e edicionit 2016 të kremtimeve benediktine, me letër të çmuar, me kapakë e kllef prej lëkure si dhe tekstin më të lashtë në gjuhën latine, që gjindet në Abacinë e San Gallo-s në Zvicër, me përkthim italisht e anglisht në fund.

Sivjet, i thanë shtegtrarët benediktinë Papës, do ta çojmë Pishtarin në Holandë, tokë që ka nevojë të marrë dritë nga mesazhi benediktin”. Françesku iu përgjigj me një shenjë miratuese, duke i nxitur, më pas, t’i mbajnë lart vlerat e Atit të monakizmit perëndimor, që u mësoi popujve të Evropës udhët e drejta, duke i nxjerrë nga barbaria ku po kridheshin, me ftesën e tij të famshme, që ka vlerë për të gjitha kohët: “Ora et labora!” – “Lutu e puno!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.