2016-03-06 16:19:00

Greko katolikët ukrainas: bashkim i plotë me Papën Françesku


“Erdhëm të ripohojmë bashkimin tonë me Papën dhe të kërkojmë ndihmën e tij për popullin ukrainas”. Janë fjalët e Fortlumturisë së Tij, Sviatoslav Shevchuk, pas takimit të Sinodit të Përhershëm të Kishës greko-katolike të Ukrainës, me Papën Françesku, në Vatikan. Papa na dëgjoi, pohoi kryeipeshkvi Shevchuk, i cili kujtoi më tej se “Françesku shikohet si autoritet moral, që flet për të vërtetën, e si zë shumë i rëndësishëm për popullin ukrainas”.

Kisha greko-katolike u tregua e gatshme të bashkëpunojë për të mirën e mbarë kombit, përmes një plani, që përfshin organizma ndërkombëtare e jo ndërkombëtare. Lufta në Ukrainë, e shkaktuar nga pushtimi rus, përfshiu pesë milion njerëz, shkaktoi dhjetëmijë të vdekur, mijëra të plagosur dhe detyroi dy milion njerëz të jetojnë jashtë shtëpive të tyre. Konflikti  ndikoi fort  për varfërimin e jashtëzakonshëm të popullsisë. “Të përpiqemi që Viti i Mëshirës - pohoi kryeipeshkvi Shevchuk - të bëhet realitet edhe për popullin e Ukrainës”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.