2016-03-05 16:19:00

Papa: dhimbje për murgeshat e vrara në Jemen, akt dhune djallëzore


Papa Françesku shpreh dhimbjen e tij të thellë për vrasjen e katër Misionareve të Bamirësisë në Jemen, së bashku me 12 vetë të tjerë, gjatë një sulmi terrorist. Në një telegram, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Papa siguron se lutet për familjet e viktimave të këtij “akti të dhunshëm djallëzor e pa pikë kuptimi”.

Papa lutet edhe që kjo masakër t’i zgjojë ndërgjegjet, t’i shndërrojë zemrat e t’i frymëzojë të gjitha palët për t’i ulur armët e për të rifilluar rrugën e dialogut. Në emër të Zotit, Françesku u kërkon të gjithëve të heqin dorë nga dhuna, të përtërijnë angazhimin e tyre për njerëzit e Jemenit e, në veçanti, për më nevojtarët, në shërbim të të cilëve ishin  Misionaret e vrara të Nënë Terezës. Në përfundim Ati i Shenjtë u jep bekimin apostolik të gjithë atyre, që vuajnë për shkak të dhunës e, posaçërisht, Misionareve të Bamirësisë.  








All the contents on this site are copyrighted ©.