2016-03-04 14:39:00

Shenjtorë, Elizabeta e Trinisë Shenjte dhe Emanuele González García


Kisha do të ketë së shpejti dy shenjtorë të rinj, dy të Lumë të rinj dhe tetë Shërbëtorë të Zotit. Papa Françesku priti dje prefektin e Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kardinalin Angelo Amato, duke e autorizuar të shpallë dekretet përkatëse.

Do të shpallet shenjt, ipeshkvi spanjoll i Palencias, Emanuele González García, themelues i Bashkimit Eukaristik Shpërblyes dhe i Kongregatës së Misionareve Eukaristike të Nazaretit. E quanin “ipeshkvi i Tabernakujve të braktisur”, pasi përhapi devocionin e Eukaristisë. Përjetoi periudhën tragjike të Luftës Civile në Spanjë.

Shenjte do të shpallet edhe mistikja e madhe franceze Elizabeta e Trinisë Shenjte, karmelitane e zbathur, që vdiq, vetëm 26 vjeçare, në Karmelin e Dizhonit, me dhimbje të mëdha të shkaktuara nga sëmundja e Addison-it. I ofroi vuajtjet për shpëtimin e shpirtrave, në bashkim me Jezusin e kryqëzuar. “Duhet t’i duam shpirtrat – thoshte – t’i kërkojmë me pasion të vërtetë. Është e madhe, bukuria e tyre. Nëse do ta shihnim bukurinë e një shpirti të pastër, do të besonim se po shohim Zotin”. Edhe ajo, si Nënë Tereza, jetoi natën e errët të mistikëve dhe provoi braktisjen e plotë nga ana e Zotit. U tundua edhe nga vetëvrasja, por fitoi mbi çdo tundim. “Mos u shkurajoni kurrë – shkruante. Është më e vështirë të çlirohesh nga shkurajimi se sa nga mëkati. Mos u shqetësoni, nëse nuk vini re përparime në gjendjen tuaj shpirtërore. Shpesh, Zoti e lejon këtë për të shmangur ndjenjën e mendjemadhësisë. Ai di t’i shohë hapat tona e të numërojë çdo përpjekje tonën”.

Dy të Lumët e rinj janë njëri, karmelitan i zbathur francez, e tjetra, rregulltare argjentinase. Ndërkaq, mund të nderohen si Shërbëtorë të Zotit tetë të tjerë.








All the contents on this site are copyrighted ©.