2016-03-03 13:33:00

Papa: DBR në Krakov, priten mase 2 milion shtegtarë


Ministri i Jashtëm i Polonisë, Witold Waszczykowski, më 1 mars ka qenë për vizitë në Vatikan, në kuadrin e Ditës botërore të Rinisë, që do të mbahet në Krakov  korrikun e ardhshëm, ku do të marrë pjesë edhe Papa Françesku.  Në kuadrin e përgatitjes së ngjarjes, përfaqësuesi i qeverisë polake është takuar me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin, e me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Gallagher. “Programi tashmë është gati dhe shumë i pasur e do të shpallet ditëve të ardhshme. Presim deri në dy milionë e gjysmë shtegtarë”, ka deklaruar Waszczykowski para gazetarëve në përfundim të vizitës.

Çështjet e rëndësishme, aktualisht, sipas nesh, janë ato të sigurisë e të parandalimit të terrorizmit. “Situata tani është nën kontroll, por është vështirë të parashikohet e ardhmja – tha ministri polak -. Ndoshta me stinën e bukur në katër-pesë muajt e ardhshëm mund të ketë ndonjë fluks tjetër emigrantësh në Evropë, çka do të thotë se disa vende mund t’i mbyllin kufijtë e të rivendosin kontrollin. E ky fakt mund të shkurajojë  një pesë të shtegtarëve dhe në të njëjtën kohë ta bëjë më të vështirë udhëtimit drejt Krakovit”. Qeveria polake nuk përjashton kontrollin në kufij me vendet tjera pasi që në korrik, në Varshavë, do të mbahet edhe takimi i nivelit të lartë të NATO-s.

“Në Vatikan – nënvizoi ministri jashtëm polak – janë të kënaqur që qeveria e re polake është katolike, e cila nuk e fsheh e nuk turpërohet për këtë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.