2016-03-02 12:29:00

Vatikan: u hap Kursi i Pendestarisë Apostolike për rrëfimin


Një ngjarje, që ka të bëjë me formimin vjetor, mbi të cilën mesazhi i Jubileut ushtron ndikim të madh. Është kursi i 27-të mbi Forumin e brendshëm, organizuar nga Pendestaria Apostolike në Pallatin e Kancelarisë, që nisi ditën e fundit të shkurtit, për të përfunduar më 4 marsin e ardhshëm, ditë kur pjesëmarrësit do të takohen me Papën Françesku.

Kryependestari, kardinali Mauro Piacenza, i hapi punimet me një fjalim, i cili i nxiti rreth 450 pjesëmarrësit të vënë në qendër të vëmendjes Sakramentin e Rrëfimit, që e pajton njeriun me Zotin.

Është kjo britma e Papës. Vijojmë ta dëgjojmë nga Bula e shpalljes së Vitit Shenjt “Misericordiae Vultus”. Është zbulim i një mendimi - pohoi prelati i lartë -  i një  gjykimi mbi këtë botë dhe mbi misionin e Kishës, e cila i ka sytë të ngulur gjithnjë mbi Krishtin në ushtrimin e shërbesës së saj. Çdo ditë, vërejti kardinali piaçencian, Kisha përsërit kumtin e kthesës në rrugën e Ungjillit. Është ky kumt, shtoi, i cili çdo ditë  na vërteton risinë e vet, të vazhdueshme e absolute, duke përshkuar tej e ndanë historinë e duke fituar përgjithnjë jetët tona: Zoti u bë për ne Qengji i flijuar, mori mbi vete mëkatet tona e, si vdiq, mbretëron tani, i gjallë, përgjithmonë”.

Veç tjerash, ky kumtim i Kishës, vijoi Kryependestari, përbën ilaçin më të fuqishëm kundër helmit të gjarprit të lashtë. Mashtruesit. E dimë fare mirë sesi ky veprim djallëzor, të cilin Papa Françesku e kujton disa herë haptazi që nga fillimi i papnisë së tij, kryhet në një horizont disfate të pashmangshme për djallin. Po sot, pyeti në përfundim kryependestari, ku përqendrohet ky mashtrim, të cilit Krishti ia çorri maskën dhe e mundi? Princi i kësaj bote vijon të mashtrojë, vijon të përpiqet ta përmbysë këtë kumtim në të gjitha drejtimet. Kërkon t’i përmbysë Qengjin, botën e mëkatin!

 








All the contents on this site are copyrighted ©.