2016-03-02 11:40:00

Më 2 mars kalendari kishtar përkujton shën Kuintin, Mrekullibërës


Shën Kuinti konsiderohet martir për shkak të mundimeve që pësoi ndonëse, ashtu si Shën Gjoni Ungjilltar, vdiq në paqe në moshë të shtyrë.
I lindur në Frigji në një familje të krishterë, shkoi që i vogël në Eolide, ku iu kushtua ndihmës të të varfërve.

Governatori Rufo, në kohën e perandorit Aureliani (270-275), deshi ta detyronte Kuintin të flijonte për nder të idhujve, sipas urdhrave perandorake, por pastaj e la të lirë, sepse u çlirua nga tundimet djallëzore për ta torturuar, falë lutjeve të vetë Kuintit. 

Sinasaret greke tregojnë se kjo ndodhi në qytetin Cime, ku një tërmet i fuqishëm rrëzoi shtatoret dhe tempullin e idhujve, duke tmerruar idhujtarët, të cilët ikën me vrap për të shpëtuar jetën. Dyzet ditë pas lirimit, Kuinti u arrestua përsëri nga një gjykatës tjetër, Klearku, shumë më i egër se Rufi, i cili nisi ta torturonte mizorisht. U mbulua me plagë, por Zoti ia shëroi para syve të mrekulluar të xhelatit.

Për të gjitha këto ngjarje, meritoi titullin “Mrekullibërës”. Atëhere edhe Klearku e la të lirë. Mundi kështu të vijonte misionin e tij, duke ndihmuar të varfrit e duke shëruar të sëmurët edhe për dhjetë vjet të tjera. Vdiq rreth vitit 280-85. Kuinto do të thotë i pesti, sepse ai ishte djali i pestë i familjes.








All the contents on this site are copyrighted ©.