2016-03-01 15:24:00

Atë Mario Imperatori: mbi historinë e shtëpisë botuese të jezuitëve në Shqipëri


Promovohet libri: “Shtëpia botuese më e vjetër e Shqipërisë dhe kontributi i saj për Lëvizjen Kombëtare, arsimimin dhe kulturën “Tipografia e Zojës së Papërlyeme” në Shkodër (1870–1945)”. Jezuiti Atë Mario Imperatori: per vepren e re te Markur Peters mbi historinë e shtëpinë botuese të  jezuitëve në Shqipëri. Studiuesi e historian gjerman dom Markus W.E. Peters ofron për publikun shqiptar librin e tij të dytë për historikun e njërit prej institucioneve rregulltare e kulturore më të rëndësishme në Shqipëri, atij të shtëpisë botuese të Jezuitëve të Shkodrës. Me anë të një hulumtimi disa vjeçar dhe shfrytëzimit të shumë dokumenteve historike, prifti gjerman Dr. Peters promovojë librin e tij në gjuhën shqipe.

Promovimi në Tiranë u bë në ambientet e Akademisë së Shkencave, sot me datë 1 mars 2016 në orën 10.00 paradite. Kjo veprimtari është një bashkëpunim ndërmjet Jezuitëve të Shqipërisë e Qendrës së Studimeve Albanologjike. Ligjëruesit e kësaj dite do të jenë personalitete në fushën e historisë dhe të studimeve jezuitike. Ata janë jezuiti Atë Mario Imperatori S.J. drejtor e docent i dogmatikës në Institutin filozofiko-teologjik të Shkodrës, studiuesi dhe gjuhëtari Prof. Dr. Bardhyl Demiraj, Studiuesi e docenti i Islamit në Institutin Filozofiko-Teologjik të Shkodrës, Prof. Asoc. Dr. Edmond Malaj, si dhe vetë autori prifti Dr. Markus Peters i cili aktualisht, përveçse studiues, është edhe prift famullitar në një fshat të Zvicrës gjermane.

Promovimi do të bëhet edhe në Shkodër, ditën e enjte, më 3 mars 2016, ora 9: 00, në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi". Në Bibliotekën Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të promovohet libri me titull: “Shtëpia botuese më e vjetër e Shqipërisë dhe kontributi i saj për Lëvizjen Kombëtare, arsimimin dhe kulturën “Tipografia e Zojës së Papërlyeme” në Shkodër (1870–1945)”, i autorit gjerman Markus W. E. Peters.
Libri që do të promovohet trajton një periudhë të rëndësishme të historisë dhe kulturës shkodrane.

Mbi përmbajtjen e rëndësinë e veprës së re të Markus Peters mbi historinë e botimeve, kontributit të jezuitëve në Shqipëri, të dëgjojmë intervistën e dom David Gjugjës me jezuitin Atë Mario Imperatorin, profesor i historisë bashkëkohore të Kishës dhe drejtor e docent i dogmatikës në Institutin filozofiko-teologjik të Shkodrës...








All the contents on this site are copyrighted ©.