2016-02-29 15:41:00

Papa: lutje për viktimat e ciklonit në ishujt Fixhi


Në Engjëllin e Tënzot, Papa i ftoi besimtarët të luten për viktimat e ciklonit, që gjatë javës së kaluar  shkaktoi dëme të rënda në ishujt Fixhi:

“Lutem për viktimat e për të gjithë ata, që po japin ndihmesën e tyre”.

Papa e ka fjalën për viktimat e ciklonit Winston që, duke kaluar mbi ishujt Fixhi, shkaktoi vdekjen e 42 personave, ndërsa vijojnë përpjekjet për të arritur në ishujt e largët të arkipelagut të Paqësorit e ndër fshatrat e bregdetit, banorët e të cilëve kanë nevojë urgjente për strehë, ujë e ushqime, sepse era e tërbuar ka marrë me vete gjithçka duhet për jetesë. Ndërkaq veprimtaritë e ndihmës janë shumë të vështira, për shkak të dëmeve të rënda, që kanë pësuar portet dhe aeroportet.  








All the contents on this site are copyrighted ©.