2016-02-29 15:36:00

Në Engjëllin e Tënzot, Papa kërkoi bisedime efikase për refugjatët dhe u lut për paqen në Siri


Drama e refugjatëve ishte në qendër të vëmendjes në lutjen e Engjëllit të Tënzot të së dielës. Papa kujtoi me dhimbje refugjatët, që ikin nga luftërat dhe situata të tjera çnjerëzore, duke pohuar se janë gjithnjë të pranishëm në lutjet e tij. Më pas u kërkoi të gjitha Kombeve të bashkëpunojnë me Greqinë dhe vendet e tjera të cilat, në vijë të parë të këtij fronti, po japin ndihmën e tyre bujare:

“Një përgjigje korale mund të jetë e efektshme dhe ta shpërndajë me drejtësi këtë peshë. Prandaj duhet të mbështetemi vendosmërisht e pa rezerva mbi bisedimet”.

Më pas mendimi i Papës shkoi në Siri. Ati i Shenjtë kujtoi shpresat, që lindën nga ndërprerja e veprimeve luftarake në vendin e martirizuar prej luftës së gjatë, me pasoja tejet të rënda:

“… i ftoj të gjithë të luten, që kjo spirale të mund ta lehtësojë gjendjen e  popullsisë së vuajtur, duke i hapur rrugën ndihmave humanitare e sidomos, dialogut e paqes, aq shumë të dëshiruar”.








All the contents on this site are copyrighted ©.