2016-02-27 06:00:00

Më 6 mars, Papa shkon në Ariccia, për ushtrimet shpirtërore


Dhjetë pyetje për t’u përgatitur për Pashkët. Janë pyetjet e Ungjillit ato, që atë Ermes Ronchi i Urdhërit të Shërbëtorëve të Marisë, do t’i bëjë Papës Françesku dhe anëtarëve të Kuries romake gjatë ushtrimeve shpirtërore, të cilat do të mbahen nga 6 deri më 11 mars, në shtëpinë e Mësuesit Hyjnor në Ariccia. Lajmin e jep gazeta vatikanase “L’Osservatore Romano”.

Programi i ushtrimeve shpirtërore parashikon për të dielën, 6 mars, në orën 18.00, adhurimin eukaristik dhe Lutjen Mbrëmësore. Ditët e mëpasme hapen me Lutjet e mëngjesit, në orën 7.30, ndjekur nga një meditim i parë në orën 9.30 e pastaj, nga bashkëkremtimi eukaristik. Në orën 16.00, do të mbahet meditimi i dytë, i cili do t’i paraprijë adhurimit eukaristik e Lutjeve Mbrëmësore. Në ditën e fundit, të premten, më 11 mars, parashikohet një meditim i vetëm.

“Jezusi, kur pa se po e ndiqnin, u kthye dhe i pyeti: “Çka kërkoni?” Ata iu përgjigjën: “Rabbi, [që do të thotë: Mësues], ku banon?” (Gjn 1,38): kjo është pyetja e parë ungjillore, me të cilën fillon reflektimi i së dielës dhe i tërë ciklit të ushtrimeve shpirtërore. Gjatë kësaj periudhe, si zakonisht, Papa nuk do të ketë audienca private apo të veçanta e nuk do të mbahet as audienca e përgjithshme e së mërkurës.








All the contents on this site are copyrighted ©.