2016-02-24 14:16:00

Fryt i takimit Papa-Kirill: shtegtarë katolikë në shenjtëroret ortodokse


Brenda vitit, shenjtëroret e Kishës ortodokse ruse do të jenë të hapura edhe për shtegtimet e besimtarëve katolikë. Lajmin e dha mitropoliti Hilarion, kreu i Departamentit për marrëdhëniet kishtare të jashtme të Patriarkanës së Moskës, në një intervistë, të cituar nga gazeta vatikanase “L’Osservatore Romano”. Sinjal i ri afërsie, vetëm pak ditë pas takimit historik në Kubë ndërmjet Papës Françesku dhe Patriarkut rus Kirill.

Sipas shembullit të Barit, qytet italian ku një fluks i madh ortodoksësh shkojnë për të nderuar reliket e shën Nikollës, Hilarion uron shtimin e shkëmbimit të shtegtimeve, si shenjë e mëtejshme e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet dy Kishave. “Duhet t’i shtojmë këto flukse – deklaron ai – sepse është shumë e rëndësishme që njerëzit të takohen e të kenë mundësi për të hyrë edhe në shenjtëroret e Kishës tjetër”.








All the contents on this site are copyrighted ©.