2016-02-21 15:27:00

Dialogu ndërfetar. Papa pret kardinalin Tauran dhe imzot Ayuso


Françesku priti këto ditë në audiencë kardinalin Jean-Louis Tauran, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, së bashku me sekretarin e të njëjtit dikaster, imzot Miguel Angel Ayuso Guixot.

Pak ditë më parë imzot Ayuso Guixot ishte për vizitë në Kairo, e pikërisht në institucionin e rëndësishëm mysliman sunnit të al-Azhar, ku u prit me përzemërsi të madhe. Sekretari, imzot Ayuso Guixot, dorëzoi një letër të kardinalit Jean-Louis Tauran, në të cilën prelati i lartë shpreh gatishmërinë për ta pritur Imamin e Madh dhe për ta shoqëruar zyrtarisht në audiencë tek Papa.

E pikërisht duke u kthyer nga Meksika, gjatë konferencës së shtypit në avion, Françesku shprehu dëshirën për ta takuar Imamin e Madh të al-Azhar.








All the contents on this site are copyrighted ©.