2016-02-20 18:40:00

Lamtumirë Umberto Eco dhe Harper Lee


Bota e kulturës është në zi për humbjen e shkrimtarit të shquar italian Umberto Eco dhe të shkrimtares amerikane Harper Lee, që ndërruan jetë dje, në moshë përkatësisht 84 e 89 vjeçare. Në nivel ndërkombëtar, fama e Umberto Eco-s - shkrimtar, filozof, semiolog – lidhet në mënyrë të veçantë me romanin “Emri i trëndafilit”, përkthyer në shqip nga Donika Omari, publikuar fillimisht në vitin 1996.
Ndërroi jetë, në moshën 89-vjeçare, edhe shkrimtarja e mirënjohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harper Lee. Vuante prej kohësh  nga një sëmundje e rëndë, që mosha ia rëndoi edhe më shumë, derisa i shkaktoi vdekjen. Harper Lee ka shkruar shumë libra të mirënjohur, disa nga të cilët frymëzuan regjisorë të mëdhenj filmash modernë. Por vepra e saj më e lexuar është “Errësira përtej gardhit”, që prek temën delikate të dallimit racor në SHBA.








All the contents on this site are copyrighted ©.