2016-02-20 12:00:00

Jubileu i veprimtarëve të turizmit dhe i dhuruesve të gjakut


Në audiencën e përgjithshme jubilare, mbajtur të shunën më 20 shkurt, në Vatikan, ishin të pranishëm edhe veprimtarët e turizmit, të cilët kremtuan Ditën e tyre në kuadrin e Jubileut të Mëshirës. Fillimisht, ata u mblodhën në Universitetin Papnor Lateranens për të reflektuar e për t’u lutur për të gjithë ata, që veprojnë në këtë fushë. Më pas, rreth orës 10.15, punonjësit e hoteleve, të restoranteve, të agjensive të udhëtimit, të transportit, udhërrëfyesit etj., u nisën në shtegtim drejt Bazilikës papnore të Shën Gjonit në Lateran, ku në orën 11.00 kaluan Portën Shenjte. Më pas, Mesha e kremtuar nga kardinali Agostino Vallini, vikari i Papës.

Ndërsa dhuruesit e gjakut, të organizuar nga Federata Italiane e Shoqatave të tyre, ishin të gjithë në Sheshin e Shën Pjetrit, në audiencë me Papën Françesku. Rreth 25 mijë vetë, me të cilët u bashkuan edhe vullnetarët e AVIS, Fratres dhe Kryqit të Kuq italian. Siç njoftohet në një notë të Federatës, Italia e ka arritur tashmë objektivin e përmbushjes së të gjitha nevojave për gjak, brenda vendit. Gjithashtu, është rritur edhe cilësia e siguria e gjakut, që përdoret në spitale. Në fund të audiencës me Papën, dhuruesit e gjakut kaluan Portën Shenjte të Bazilikës së Shën Pjetrit.








All the contents on this site are copyrighted ©.