2016-02-19 15:56:00

7 mijë afaristë, në audiencë me Papën, për “Jubileun e industrisë”


7 mijë afaristë do të priten në audiencë nga Papa Françesku, në Sallën Pali VI, më 27 shkurt, për “Jubileun e industrisë”, në kuadrin e Vitit të Mëshirës. Një ditë më parë, do të mbahet një konferencë në qendrën e kongreseve Agostinianum. Dy ditët e afaristëve në Romë kanë për temë “Të punojmë së bashku”.

Në kuvendin e 26 shkurtit, ku do të reflektohet mbi etikën e ndërmarrjeve, do të marrin pjesë edhe intelektualë laikë e eksponentë të Kishës, si kreu i Këshillit Papnor për Kulturën, kardinali Gianfranco Ravasi, ai i dikasterit për emigrantët, kardinali Antonio Maria Vegliò, kardinali Domenico Calcagno dhe prefekti i Sekretarisë për Komunikimin, imzot Dario Edoardo Viganò.








All the contents on this site are copyrighted ©.