2016-02-17 19:14:00

Papa, punonjësve të burgut në Ciudad Juarez: mbillni shpresën e ringjalljes


“Këtu shihen gjendje tepër të brishta, por Krishti në Kryq është brishtësia më e madhe e njerëzimit. E megjithatë, përmes kësaj brishtësie, Ai na shëlbon, na ndihmon, na bën të ecim përpara e t’ia hapim dyert shpresës”. Kështu tha Papa Françesku, në përshëndetjen e parë në burgun e Ciudad Juarez, në Meksikë, në ditën e fundit të udhëtimit të tij apostolik. Ati i Shenjtë u fliste kapelanëve dhe punonjësve të burgut. “Do të doja që secili prej jush, me ndihmën e Virgjërës, duke kundruar brishtësinë e Krishtit, që u bë mëkat e vdekje për të na shpëtuar, të mbjellë farën e shpresës e të ringjalljes”.








All the contents on this site are copyrighted ©.