2016-02-16 12:39:00

Morelia kryqyteti i Shtetit meksikan të Michoacàn


Në qendrën gjeografike të Meksikës, 1921 metra lartësi e rreth 600 mijë banorë, Morelia është kryqyteti i Shtetit meksikan të Michoacàn. Themeluar në vitin 1541 me urdhër të Antonio de Mendoza në luginën e Guayangareo si Ciudad de Michoacan. Emri ndryshohet në Valladolid më 1545, i njohur edhe si “Kopshti i Spanjës së Re”. Në vitin 1828, qyteti merr emrin aktual për nder të José Maria Morelos y Pavòn, hero i pavarësisë meksikane, lindur në atë qytet. Bën pjesë në listën e UNESCO-s nga viti 1991. Struktura urbane ka gjurmë të qarta hispanjolle të periudhës së kolonizimit, ndërsa qendra historike karakterizohet nga ndërtesa me tulla të kuqe, në stil barok. Çdo vit, aty mbahet një festival i rëndësishëm i kinemasë, i organos dhe i muzikës.

Kryedioqeza e Morelias shtrohet në 18 mijë kilimetra katrorë, me 2.634.031 banorë, prej të cilëve 94% janë katolikë, të shpërndarë në 237 famulli, 2.016 kisha e stacione misionare. Aty shërbejnë 437 meshtarë dioqezanë, 127 meshtarë rregulltarë, 306 rregulltarë, 1001 murgesha, 100 seminaristë, 1 diakon i përhershëm, 134 institute edukative e 147 institute bamirëse. Gjatë vitit të fundit janë pagëzuar 53.996 vetë. Kryeipeshkëv është kardinali Alberto Suàrez Inda.








All the contents on this site are copyrighted ©.