2016-02-15 14:07:00

San Cristòbal de Las Casas një nga qytetet e para të Amerikës Veriore


Shtrihet në një luginë të gjelbërt në 2.262 metra lartësi. Themeluar në vitin 1528, është një nga qytetet e para të Amerikës Veriore koloniale spanjolle. I quajtur “Villareal” e pastaj “Ciudad Real”, më pas u shndërrua në “San Cristòbal” (Shën Kristofor), duke i shtuar “de Las Casas” për nder të Bartolomé de Las Casas, ipeshkëv i parë i Ciudad Real e mbrojtës i të drejtave të indiosve. Kryeqytet politik i Shtetit të Chiapas deri në vitin 1892, qyteti konsiderohet sot si kryeqyteti i tij kulturor e turistik, për shkak të arkitekturës së bukur në stil kolonial. Këtu jetojnë grupe të ndryshme etnike. Qyteti dhe fushat përreth njihen për plantacionet e kafesë.

Dioqeza e San Cristòbal de Las Casas është sufragane e Tuxtla Gutiérrez, me 1.752.000 banorë, 76% e të cilëve katolikë. Ka 57 famulli, 5 kisha apo stacione misionare, 67 meshtarë dioqezanë, 41 meshtarë rregulltarë, 46 rregulltarë, 244 murgesha, 58 seminaristë, 316 diakonë të përhershëm, 13 institute edukative, 19 institute bamirëse. Vitin e fundit janë pagëzuar rreth 50 mijë vetë. Ipeshkëv është imzot Felipe Arizmendi Esquivel.








All the contents on this site are copyrighted ©.