2016-02-15 14:55:00

Papa: të rijnve, të mendojmë për problemet e miqve e t’ia besojmë Zojës


Nëse kemi një problem, t’ia besojmë Zojës e kështu të bëjmë edhe me problemet e miqve. Është mesazhi i Papës Françesku për njerëzit e shumtë e sidomos të rinjtë, që u mblodhën para nunciaturës në Qytetin e Meksikos, natën para meshës së madhe të së Dielës I të Kreshmëve. Ati i Shenjtë foli me disa prej tyre dhe u kërkoi të gjithëve të luten në heshtje për të vuajturit.

“Bueno, están muy cansados? (Responden: ¡No!)…”

Një dialog zemrash, ai i Papës me besimtarët, që gati-gati nuk donin ta linin të shkonte për të fjetur. E Françesku nuk largohet, flet me ta, i pyet nëse janë të lodhur e, duke qeshur, i sfidon të rrinë zgjuar “deri në orën 4.00 të mëngjesit”. Pastaj, duke iu lutur së bashku Zojës së Guadalupes, pikërisht në ditën e vizitës së tij prekëse në shenjtëroren kushtuar Virgjërës, Ati i Shenjtë mediton me të pranishmit:

“Cada uno de ustedes tiene algún…”

 “Secili prej jush ka për zemër një ose shumë probleme, por mos i thoni, mendojini e, tani, t’ia ofrojmë Virgjërës që të merret Ajo me to e t’i zgjidhë”. Virgjëra, shton Papa, “është amë, është e mirë, është nënë, ndokush thotë edhe se s’është vjehrrë”. Ati i Shenjtë bën shaka, por kërkon edhe të bëhet një hap përpara: Marisë t’i besojmë jo vetëm problemet tona, por edhe ato të miqve e shokëve. Nganjëherë ua njohim problemet, thotë Papa, “jo sepse jemi magjistarë, por sepse jemi thashethemexhinj”. E shkon edhe më tej. “Mendoni – i këshillon të pranishmit – për ndokënd, që nuk e njihni, por e dini se ka një problem të madh. Vërini një emër çfarëdo” dhe besojani shën Marisë:

“…les agradezco mucho la compañia…”

“Ju falenderoj shumë për shoqërinë tuaj këtu – përfundon. Tani filloi të bëjë ftohtë e duhet të shkojmë të flemë. Faleminderit, pushoni e lutuni për mua e Zoti ju bekoftë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.