2016-02-15 16:19:00

Papa, seminaristëve në Meksikë: mos u bëni “klerikë të shtetit”


Në seminarin ndërdioqezan të Ekatepekut, ku dje drekoi me shoqëruesit e vet, Papa Françesku la një shkrim për meshtarët e ardhshëm, duke u kërkuar të mos bëhen “klerikë të shtetit”.

 “Të gjithë ata, që në këtë shtëpi, përgatitet për meshtari, ta mbajnë gjithmonë në mend Jezu Krishtin, Zotin e Nënën e tij të Shenjtë. Ata t’i përgatisin për të qenë barinj të popullit, besnikë ndaj Zotit e jo ‘klerikë shtetërorë’. Françesku” përfundon shkrimi në spanjisht.

Pusulla me këtë shkrim, lënë në seminar nga Papa, është botuar në faqen Twitter të drejtorit të revistës së jezuitëve “Qytetërimi Katolik”, atë Antonio Spadaro, i cili e shoqëron Atin e Shenjtë në udhëtimin e tij apostolik në Meksikë. 








All the contents on this site are copyrighted ©.