2016-02-15 14:39:00

Jezuitët meksikanë i dhuruan Papës reliket e martirit Miguel Pro


Papa Françesku pati dje një takim jashtë programit me gjashtë anëtarë të komunitetit të jezuitëve meksikanë. Takimi u mbajt pranë Nunciaturës Apostolike në Meksiko. Ati i Shenjtë Bergoglio e sivëllezërit e tij jezuitë, deklaroi drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi, kanë pasur një bashkëbisedim të shkurtër, pas vizitës së Papës në spitalin pediatrik.

Gjatë bisedës, jezuitët i dhuruan Papës reliket e të Lumit Miguel Augustin Pro, jezuit i Gualupes, vra në vitin 1927 gjatë persekutimeve antikatolike të regjimit antiklerikal të Plutarco Elìas Calles. Atë Miguel Agustin Pro, jezuit meksikan, është lumturuar si martir nga Papa Gjon Pali II më 25 shtator 1988. Atë Pro zhvilloi misionin e tij gjatë persekutimeve antikatolike të qeverisë meksikane në vitet 1920-ta. Qe pushkatuar pa proces, për shkak të veprimtarisë së tij baritore, ungjillore, më 23 nëntor 1929.

Papa Françesku interesohet për figurën e jashtëzakonshme të meshtarit jezuit. “Një dhuratë shumë e përzemërt – ajo e reliket, sipas atë Lombardit – e shumë e mirëpritur nga Papa”.








All the contents on this site are copyrighted ©.