2016-02-14 13:08:00

Ekatepek, qytet e komunë në Shtetin e Meksikos


Qytet e komunë në Shtetin e Meksikos, që në gjuhën nàhuatl do të thotë “kodër me erë”. Pjesa më e madhe e banorëve të kësaj zonë vijnë nga Qyteti i Meksikos me metro. Shenjti Pajtor është shën Kristobali, siç i thonë banorët shën Kristoforit, festa e të cilit kremtohet më 25 korrik. E populluar që nga lashtësia, zona pushtohet nga perandoria azteke. Me mbërritjen e spanjollëve, Ekatepueku qeveriset nga një kryetar i lidhur ngushtë me dinastinë mbretërore të Tenochtitlan, kryeqyteti aztek. Ekatepeku deklarohet “Republikë e Indiosve” në vitin 1560, gjë që i dha një farë autonomie dhe i siguroi udhëheqjen nga një kryetar vendas. Në shekullin XVII kthehet në komunë e administruar nga spanjollët dhe emrit i shtohet diçitura “de Morelos”, mbiemri i heroit kombëtar Maria Morelos y José Pavòn, vrarë në vitin 1815 nga spanjollët, gjatë luftës për pavarësinë e Meksikës. Shtëpia ku u vra është tashmë muze.

Dioqeza e Ekatepekut është sufragane e Tlalnepantla-s. Ka 2.400.000 banorë, ndër të cilët 83% janë katolikë. Ka 97 famulli, 139 meshtarë dioqezanë, 10 meshtarë rregulltarë, 28 rregulltarë, 160 rregulltare, 66 seminaristë, 11 diakon të përhershëm, 4 institute edukative, 37 institute bamirëse. Gjatë vitit të fundit janë pagëzuar 13.892 vetë.

 Ipeshkëv i Ekatepekut është imzot Oscar Roberto Dominguez Couttolenc, MG, lindur në Puebla më 13 maj 1956, shuguruar meshtar më 11 gusht 1983, shuguruar ipeshkëv më 11 qershor 2007.








All the contents on this site are copyrighted ©.