2016-02-08 13:40:00

Papa në takim me C9 vijon diskutimin për reformën e Kuries Romake


Papa Françesku kryesoi sot paradite mbledhjen e 13-të të Këshillit të Nëntë Kardinajve. Ky sesion i ri do të përfundojë nesër. Papa e Këshilli i 9-të kardinajve nga të gjithë kontinetetet, që e mbështesin Atin e Shejtë në reformën e Kuries Romake dhe në qeverisjen e Kishës, i ashtuquajturi C9 (Këshilli i 9 Kardinajve) sot e nesër diskuton  për çeshtjen e reformës së Kuries Romake dhe atë të decentralizimit, një lloj shpërqendrimi disiplinor, natyrisht jo doktrinor, nga Vatikani, në Konferencat ipeshkvnore e në ipeshkvijtë e  mbarë botës.

Zëdhënësi i Vatikanit, atë Federico Lombardi, pati theksuar rëndësinë  e fjalimit të Atit të Shenjtë Bergoglio, mbajtur më 17 tetorin e kaluar, me rastin e përkujtimit të 50-vjetorit të themelimit të Sinodit të ipeshkvijve. Në këtë fjalim Papa Françesku zhvillonte gjerësisht temën e sinodalitetit, por kujtonte edhe nevojën për të vijuar decentralizmin. Këshilli vuri në dukje nevojën për ta thelluar domethënien e këtij fjalimi e vlerën e tij edhe për reformën e Kuries aq, sa të vendosë t’i kushtojë një seancë të veçantë, gjatë takimit të shkurtit 2016. E C9 u mblodh sot e do të vijojë punën edhe nesër, në Vatikan.

Datat e takimeve të ardhshme të Këshillit të 9-të kardinajve, të caktuara nga ky organizëm qendror për reformimin e  thellë të Kuries Romake, që nuk do të përfundojë në vitin 2016, janë 11-12-13 prill; 6-7-8 qershor, 12-13-14 shtator, 12-13-14 dhjetor.








All the contents on this site are copyrighted ©.