2016-02-07 15:52:00

Ngushëllimet e Papës për viktimat e tërmetit në Taiwan


“Jam thellësisht i trishtuar për vuajtjet e shkaktuara nga tërmeti, që goditi këto orë Taiwan-in, me një bilanc së paku prej 23 të vdekurish e 120 të humburish”. Kështu, në një telegram përdhimbëtimi, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Papa u shpreh ngushëllimet, në lutje, familjarëve të viktimave dhe solidaritetin, atyre që po japin ndihmesën si dhe autoriteteve civile. Papa i lutet mëshirës së ëmbël hyjnore t’u japë ngushëllim e forcë të gjithë atyre, që u prekën nga kjo tragjedi.








All the contents on this site are copyrighted ©.