2016-01-30 11:45:00

Video me fjalët e Papës kundër persekutimit të të krishterëve


Që nesër e deri më 6 shkurt, një sërë televizionesh e radiosh në Itali do të transmetojnë një reklamë 30 sekondëshe të fondacionit papnor “Ndihmë për Kishën që vuan”, në të cilën denoncohen persekutimet kundër të krishterëve. Videoja hapet me fjalët e fuqishme të Papës Françesku në Engjëllin e Tënzot të 15 marsit 2015: “Vëllezërit tanë derdhin gjakun, vetëm e vetëm sepse janë të krishterë”. Sipas statistikave të fundit, dhënë nga organizata jo të krishtera, në të gjithë botën, rreth 200 milion të krishterë vuajnë dramën e persekutimit e të martirizimit. “Ndihmë për Kishën që vuan” ka ftuar kësaj jave në Itali patriarkun siro-katolik Ignace Youssif III Younan e në muajt e ardhshëm, do të thërrasë dëshmitarë nga Siria e Pakistani për të sensibilizuar opinion publik mbi vështirësitë me të cilat përballen të krishterët në këto vende.








All the contents on this site are copyrighted ©.