2016-01-29 17:52:00

Ju kumtojmë Lajmin e Mirë: me dom Marjan Palokën ta njohim Ungjillin e Lukës


Kemi thënë se Luka e shkruan Ungjillin për paganët e konvertuar në fenë e krishterë. Këtyre ai ua paraqet Jezusin si shpëtimtarin e të gjithë njerëzve, pa asnjë përjashtim. Ky Jezus është fytyra e mëshirshme e Hyjit Atë. Jeta e tij është një udhëtim që e çon në Jerusalem ku do të japë vetveten për dashuri, duke shpëtuar njerëzimin nga mëkati.

Ungjilli i shën Lukës është tejet i çmueshëm, sepse është shkruar atëherë kur, Apostujt shkonin duke u pakësuar, duke u zhdukur: tashmë nuk ishte e mundur të dëgjohej nga zëri i tyre i gjallë eksperienca e njohjes së tyre të drejtpërdrejt të Jezusit. Në këtë kuadër vendoset mjeku shën Luka, i cili, pasi e kuptoi nevojën për t’u dhënë besimtarëve një dokumentacion solid mbi gjërat e thëna e të bëra nge Jezusi, nisi kërkimin e skrupullët, nëpër memoriet më të sigurta që pati në dispozicion, e atë ua ofron atyre që duan ta njohin Jezu Krishtin.

Kujt i drejtohet Luka me Ungjillin e tij? Mbi çka mbështet dëshmia e tij? Cili është synimi tij? Po i japim fjalën dom Marjan Palokës e me te të zhytemi në botën dhe përmbajtjen e Ungjillit të Lukës...

Po i japim fjalën dom Marjan Palokës e me te të zhytemi në botën e përmbajtjen e Ungjillit të Lukës...








All the contents on this site are copyrighted ©.