2016-01-28 14:05:00

Papa flet për paqen e sigurinë me presidentin e Togos


Papa Françesku priti sot në audiencë, presidentin e Republikës së Togos, Faure Essozimna Gnassingbé, i cili u takua më pas me kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, shoqëruar nga imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

         “Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë – u fol për kontributin e katolikëve në zhvillimin e vendit dhe në përparimin e gjithanshëm të popullit togolez, në veçanti në fushën e edukimit. Më pas, u reflektua mbi disa sfida, që kanë të bëjnë me vendet e Afrikës perëndimore dhe sub-sahariane, duke nënvizuar nevojën e impenjimit të përbashkët në favor të sigurisë e të paqes në rajon”.








All the contents on this site are copyrighted ©.