2016-01-27 13:36:00

Imzot Dodë Gjergji: shembulli Nënë Terezës vlerë kombëtare e universale


Me lartimin e Ganxhe Bojaxhiut- Nënë Terezës në nderimet e altarit, Kisha, na propozon edhe njëherë, jetën dhe veprën e së Lumes Nënë Terezë, si model jete shpirtërore e shoqërore. Në Kosovë ka bërë jehonë vendimi i Papa Françeskut, në prag të Krishtlindjes së kaluar, për Shenjtërimin e të Lumes Nënë Terezë, e pikërisht në këtë Vit Jubilar të Mëshirës.

Lajm shumë i gëzueshëm dhe i shumëpritur për gjithë kombin shqiptar e në një mënyrë të veçantë nga Kosova, siç pohon Ipeshkvi i Prishtinës, imzot Dodë Gjergji, në mikrofonin e Radio Vatikanit, për të cilit, Shenjtërimi i të Lumes Nënë Terezë është dhuratë e Qiellit për Kishën mbarë e për të gjithë shqiptarët.  

Të zgjohemi pra, t’i kultivojmë e mishërojmë vlerat ungjillore, si dhe ato të lashta arbërore, në jetën tonë të përditshme, sipas mësimit e shembullit të bijës, motrës e nënës shqiptare Ganxhe Bojaxhiut. Po më tepër mbi jehonën e lajmit të Shenjtërimit të Nënë Terezës në Kosovë, të dëgjojmë bisedën e dom David Gjugjës me ipeshkvin imzot Dodë Gjergjin.......








All the contents on this site are copyrighted ©.