2016-01-26 11:37:00

Të shtunën audienca e parë e përgjithshme “extra” e Papës për Vitin e Shenjt


Të shtunën e ardhshme Papa Françesku do të kryesojë audiencën e parë të përgjithshme “extra” për Jubileun e Mëshirës. Përveç audiencës së përgjithshme të zakonshme të së mërkurës, për vitin e shenjtë të mëshirës, Papa Françesku do të kryesojë një tjetër Audiencë të Përgjithshme, “ekstra”, një të shtune në muaj.

Ky takim mujor, që i shtohet 4 Audiencave të Përgjithshme të zakonshme të çdo të mërkure, është pjesë e nismave në kuadrin e Vitit të Shenjtë të Jashtëzakonshëm, hapur nga Papa Françesku më 29 nëntorin e kaluar në Bangui të Afrikës Qendrore, dhe ka si qëllim t’u mundësojë sa më shumë besimtarëve e shtegtarëve, që vijnë në Vatikan, të takohen me Papën.








All the contents on this site are copyrighted ©.