2016-01-25 18:52:00

Papa: bashkimi ndërmjet kishave të ndara do të arrijë nga konvertimi i tyre


“Përtej dallimeve që akoma na ndajnë, të shikojmë me gëzim se në zanafillën e jetës së krishterë ka qenë përherë thirrja, autori i së cilës është vetë Zoti. Mund të përparojmë në udhën e bashkimit të plotë të dukshëm ndërmjet të krishterëve, jo vetëm, kur ne afrohemi ndaj njëri tjetrit, por sidomos në atë masë në të cilën kthehemi ndaj Zotit, i cili në saje të hirit na ka zgjedhur e thirrur të jemi dishepujt e tij”. Kështu pohon Papa Françesku në homelinë e mbajtur në Bazilikën e Shën Palit në Romë me rastin e lutjes ekumenike që ka mbledhur përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve të krishtera.

Sipas Papës Bergoglio, “ të konvertohesh do të thotë ta lejosh Zotin të jetojë e të veprojë në ne. Për këtë arsye, kur të krishterët e Kishave të ndryshme, së bashku, e dëgjojnë Fjalën e Zotit dhe atë orvatën ta zbatojnë në jetën e përditshme, vërtetë bëjnë hapa të rëndësishëm drejt bashkimit. E nuk është vetëm thirrja që na bashkon; na bashkon edhe misioni i njëjtë; t’u kumtojmë të gjithëve veprat e mrekullueshëm të Zotit. Si shën Pali, e si besimtarët të cilëve u shkruan shën Pjetri, edhe ne nuk mund të mos ta kumtojmë dashurinë e mëshirshme që na ka bërë për vete dhe na ka shndërruar. Ndërsa jemi në udhën drejt bashkimit të plot mes nesh, që tani mund të zhvillojmë forma të shumta bashkëpunimi, për të favorizuar përhapjen e Ungjillit. E duke ecur dhe punuar së bashku, e kuptojmë më mirë se sa jemi të bashkuar në emër të Zotit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.