2016-01-22 18:25:00

Ju kumtojmë Lajmin e Mirë: Të njihemi me Ungjillin e shën Lukës


Të njihemi me Ungjillin e shën Lukës, me dom Marjan Palokën në studio të Radio Vatikanit. Siç dihet, kur flasim për Shkrimet e krishtera, kujtojmë  27 librat e Besëlidhjes së Re, që në Biblën e katolikëve, ndahen në këto grupe: Ungjijtë dhe Veprat e Apostujve, Letrat e Palit, Letrat katolike e libri i Zbulesës.

Ungjijtë sinoptikë janë ungjilli i Mateut, i Markut dhe i Lukës. Quhen sinoptikë (nga fjala greke: sinossi, por në të njëjtën faqe, paraqesin shumë ngjajshmëri (ndajafërsi). Kjo tregon se çdonjëri prej tre ungjilltarëve të përmendur, në përpilimin e ungjillit të vet, ka përdorur të njëjtin material, të cilin pastaj ia ka përshtatur komunitetit të cilit i është drejtuar.

LUKA, e shkruan Ungjillin për paganët e konvertuar në fenë e krishterë. Këtyre ai ua paraqet Jezusin si shpëtimtarin e të gjithë njerëzve, pa asnjë përjashtim. Ky Jezus është fytyra e mëshirshme e Hyjit Atë. Jeta e tij është një udhëtim që e çon në Jerusalem ku do të japë vetveten për dashuri, duke shpëtuar botën (njerëzimin) nga mëkati.

Luka, përveç Ungjillit, ka shkruar edhe Veprat e Apostujve, ku rrëfehet zhvillimi i Kishës primitive (parë) në botë në saje të kumtimit të Fjalës së Zotit nga ana e apostujve, të udhëhequr nga Shpirti i Jezusit të ngjallur. Për shën Lukës të jesh i krishterë do të thotë të ndjekësh Jezusin. Po tani t’i japim fjalën dom Marjan Palokës, për të na njohur me Ungjillin e Lukës.....

 








All the contents on this site are copyrighted ©.