2016-01-21 18:43:00

Imzot Avgustini: lutja drejtuar Zoti na afron më shumë ndaj njëri tjetrit.


Nga data 18 deri më 25 janar mbahet Java e lutjes për Bashkimin e të Krishterëve mbi temën: “Të thirrur për t’u kumtuar të gjithëve veprat e madhërishme të Zotit” (khr 1 Pj 2,9). Teksti ndihmës për lutjet e këtij viti është përgatitur nga komuniteti katolikë i Letonisë. Motoja e jonë është shprehja e bukur, sipas së cilës, të gjithë jemi të thirrur t’i kumtojmë veprat e mëdha të Zotit.

Teksti biblik thotë se për një farë kohe kemi qenë të përjashtuar nga mëshira e Zotit, ndërsa tani na është mundësuar ta jetojmë e shijojmë mëshirën e tij hyjnore. Sivjet kemi një përkim të bukur me Jubileun e Mëshirës së Hyjit, e ky Jubile, është një rast i volitshëm për të reflektuar, të gjithë së bashku, mbi thelbin e fesë së krishterë.

Mbi këtë Javë Lutjeje për bashkimin e të krishterëve, ta dëgjojmë Presidentin e Komisionit për Ekumenizëm të Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, ipeshkvin e Sapës imzot Lucjan Avgustini në mikrofonin e Radio Vatikanit...








All the contents on this site are copyrighted ©.