2016-01-20 13:48:00

Papa kryeson Mbrëmësoren e lutjes për bashkimin e të krishterëve, më 25 janar


Papa kryeson Mbrëmësoren e lutjes për bashkimin e të krishterëve, më 25 janar, në bazilikën e shën Palit jashtë Mureve.

Të hënën e ardhshme, më 25 janar në orën 17.30, në bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve, në Romë, Papa Françesku do të kryesojë kremtimin e lutjeve të Mbrëmësores së dytë të festës së Konvertimit të Shën Palit Apostull, në mbylljen e Javës së lutjes për Bashkimin e të Krishterëve, mbi temën: “Të thirrur për t’u kumtuar të gjithëve veprat e madhërishme të Zotit” (shih 1 Pj 2,9).

Kështu bën të ditur Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Në këtë kremtim marrin pjesë përfaqësuesit e Kishave të tjera e të Komuniteteve kishtare të pranishme në Romë. Janë të ftuar, në mënyrë të veçantë, kleri e besimtarët e dioqezës së Romës.








All the contents on this site are copyrighted ©.